Taylor dhe Tom në krizë dashurie?

Taylor Swift dhe Tom Hiddleston ishin të pandashëm për disa javë, pasi dolën publikisht me romancën e tyre, por tani thuhet se gjërat në mes çiftit janë ftohur dhe janë në krizë, transmeton Klan Kosova.

Edhe pse ata kanë takuar edhe prindërit e njëri-tjetrin, Taylor dhe Tom janë keq në marrëdhënien e tyre.

Këngëtarja dhe aktori kanë bërë bujë në të gjithë botën, se si marrëdhënia e tyre zhvillohej, por një burim i brendshëm ka thënë për RadarOnline se oraret e tyre të punës kanë shkaktuar probleme.

Sipas Us Weekly, çifti nuk janë duke kaluar shumë kohë së bashku kohën e fundit.