Të enjten mbahet seanca për ekstradimin e Haradinajt

Seanca dëgjimorë për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj pritet të mbahet këtë të enjte në Colmar të Francës.

Në këtë seancë do të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, mirëpo vendimi nuk do të bëhet i ditur në të njëjtën ditë, transmeton lajmi.net.

Vendimi nga departamenti i hetimeve franceze do të komunikohet pas seancës. Pala mbrojtëse e Haradinajt do të ketë mundësi të prezantoj të gjitha provat mbrojtëse.

Haradinaj është ndalur në Francë nga Interpoli me urdhërarrest të Serbisë.