Të ka rënë telefoni në ujë? Vendose në një enë me oriz!

Nëse telefoni të është lagur, ekzistojnë disa metoda që mund ta bëjnë të funksionojë përsëri

Fillimisht largojeni atë nga uji sa më shpejtë që mundeni, fshijeni me farcoletë dhe pas kësaj hapeni dhe hiqni kartën baterinë dhe kartën e memories.

Mos u mundoni që atë ta thani me tharëse të flokëve, pasiqë kjo nuk do të funksionojë.

Është mirë të keni pajisje të cilat e thithin ujin, duke e rrotulluar nga të githa anët për 20 minuta. Por nëse nuk keni, ekziston edhe një metodë tjetër, futja e telefonit në një enë me oriz duke e lënë të qëndrojë 24 orë.

Pas 24 orëve futeni në prizë për të parë nëse telefoni juaj punon ose jo.