Të mos varemi nga Lista Serbe, ta votojmë Demarkacionin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se LDK do të votojnë pro Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Po shpresojmë por nuk është në domenin e LDK-së nëse do të kalojë apo jo. Ne edhe më parë kemi thënë se do ta përkrahim. Është realizuar ajo që është e drejtë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe pas bisedave janë zhvilluar kushtet për votim”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, sigurimi i votiave është problem i mazhorancës.

“Ne po kemi aty këtu deklarata skeptike edhe nga deputetët e partive të koalicionit në pushtet por është çështje e tyre ne nuk duam të përzihemi”, ka thënë Beqiri.

“E mira e së mirës do të ishte ne të mos varemi nga Lista Serbe, por ta kryejmë ne vetë këtë çështje”, ka thënë Beqiri.

Ai ka thënë se për momentin nuk ka informacione se do të ketë takime të zyrtarëve të lartë evropianë me partitë politike.

“Ne si LDK i ndërtojmë qëndrimet tona në bazë të interesave të qytetarëve”, ka thënë Beqiri

Seanca për sot u caktua vetëm pasi e njëjta dështoi të mbahej të premten për shkak se nuk pati konsensus mes partive. LDK refuzonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të dilte në votim bashkë me marrëveshjen e Demarkacionit të nënshkruar në vitin 2015 dhe deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi.

LDK kërkoi që raporti i Bulliqit të shfrytëzohet vetëm si orientues për deputetët, e me këtë kryeministri Ramush Haradinaj u pajtua të dielën.

Për ratifikim të Demarkacionit duhen 80 vota dhe megjithë marrëveshjes mes LDK’së me PDK’në, AAK’në dhe Nismës, janë siguruar vetëm 78 vota

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme