Të premten protestohet për rastin e Almirit

Të premten në ora 13:00 në Shkup para Prokurorisë së Përgjithshme pritet të mbahet protesta kundër rastit të Almirit të vogël nga Kumanova.

Protesta me moton “Prokurorët vrasin Almirin” për herë të dytë do të mbahet më 2 mars.

Protesta u paralajmërua nga qytetarët përmes rrjeteve sociale. Ata do të protestojnë kundër vendimit të prokurorëve për rikualifikim të lëndës nga vrasja me paramendim në aksident rrugor me pasoja vdekje, në të cilën u vra 4 vjeçari nga Kumanova Almir Aliu.