Telefoni ‘Samsung’ eksplodon në duart e vogëlushit, ja pasojat (Foto)

Linda Lewis ka shpalosur detaje rreth incidentit të rrezikshëm që i ka ndodhur nipit të saj 6 vjecar.

Ai kishte qenë duke e përdorur telefonin ‘Samsung Galaxy Note 7’ ku përnjëherë i kishte eksploduar në dorë.

Vogëlushi ishte dërguar menjëherë në spital ku edhe ka marrë trajnimin e duhur dhe ka shpëtuar nga djegia e rëndë, transmeton ORAinfo.

“Çuni ka shpëtuar por që rreziku ka qenë i madh. Telefoni i ndezur flakë kishte aktivizuar alarmin e ujit brenda banesës”, ka shpjeguar Lewis.

Tani 6 vjeçi ka frikë t’i afrohet ndonjë pajisjeje elektronike dhe frikësosh shumë nëse gjendet afër tyre.

Kompania e ‘Samsung’ u ka shprehur falje si dhe u ka kërkuar që t’i vizitojnë zyrat më të afërt për kompensim.

Ata po ashtu kanë bërë me dije shkakun e këtij incidenti ku pasojë ishte nxehja e tepërt e baterisë.