Teleskopi më i madh në botë i gatshëm për të komunikuar me alienët

Radio-teleskopi më i madh në botë pritet të vihet në funksion gjatë këtij muaji, dhe shkencëtarët po shpresojnë se përmes tij do të jenë në gjendje që të komunikojnë me jetën jashtëtokësore.

Punët përfundimtare tashmë janë finalizuar në FAST, siç quhet teleskopi i ri i montuar në provincën jugperëndimore të Kinës Guizhou, ndërsa puna e tij pritet të fillojë më 25 shtator.

Faza finale ishte instalimi i ‘kabinës ushqyese’, e cila mbledh sinjale nga universi të pranuara nga teleskopi.

Zheng Xiaonian, zëvendësshefi i Observatorëve Kombëtar Astronimik të Kinës (NAOC), ka thënë për Reuters: “Kabina e ushqimit është pranuesi i FAST-it dhe pranuesi është pjesa kryesore. Ajo pranon të gjitha sinjalet e mbledhura nga FAST-i. Është po aq e rëndësishme sa edhe molla e syrit”, transmeton Koha.net.

FAST tashmë ka nisur të pranojë sinjale nga jashtë. “Ende nuk i kemi kryer të gjitha testet e sistemeve”, ka thënë Yue Youling, ndihmës-hulumtues në departamentin e shkencave në FAST.

“Por, shumica e sistemeve janë të gatshme për testim të përbashkët. Mund të bëjmë disa teste edhe pas funksionalizimit të kabinës së ushqimit”, u shpreh ai.

Në vitet e para të jetës së FAST-it, shkencëtarët kinezë do të provojnë të mbledhin sa më shumë informata që të jetë e mundshme mbi universin dhe fillet e tij.

Pas kësaj, teleskopi 134 milionë dollarësh do të hapet për hulumtues nga mbarë bota për të kërkuar planetë të largët dhe të dëgjojnë sinjale potencialisht të lënë nga civilizime jashtëtokësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme