Terapia e ‘jashtëzakonshme’ shëron një grua plotësisht nga kanceri i gjirit

Një grua është shëruar plotësisht nga kanceri i gjirit duke përdorur qelizat e veta të imunitetit për shkatërrimin e tumoreve që po shpërndaheshin në gjithë trupin e saj.

Asaj i janë futur 90 miliardë qeliza që e luftojnë kancerin në trupin e saj.

Trajtimi, i cili rezultoi i suksesshëm pasi trajtimet tjera konvencionale dështuan, paraqet aplikimin e parë të suksesshëm të qelizave të imunoterapisë në fazën e vonë të kancerit të gjirit, transmeton KsP.

Ndërkohë që teknika e re e imunoterapisë është në fazën e hershme të saj, shkencëtarët kanë mirëpritur atë si potenciale për trajtim në të ardhmen për kancerin, të cilët rezistojnë ndaj të gjitha formave tjera të terapisë.

Pacientja 49-vjeçare ishte trajtuar nga ekipi i udhëhequr nga Steven Rosenberg në Institutin Nacional të Kancerit në Merilend të SHBA-së.

Rosenberg tha se kërkimi është në fazën eksperimentale, ndërsa Alan Melcher, një ekspert për imunoterapi pranë Institutit për Kërkime të Kancerit, tha se ky trajtim mund të mos ketë sukses te të gjithë, dhe se janë të nevojshme kërkime tjera.

Terapia e imunitetit, e cila përfshin stimulimin e mbrojtjes së trupit natyral për të luftuar kancerin, tashmë është përdorur për trajtimin e kancereve të caktuara. Sidoqoftë, përgjigja e trajtimeve të suksesshme është tepër e ulët, me një shkallë prej rreth 10 për qind te pacientët me kancerin e prostatës.

Ndryshe, rezultatet e punimit janë publikuar në revistën Nature Medicine.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme