“Tërheqja e njohjes nga një shtet nënkupton gjendje lufte”

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, edhe një herë është dashur të flas rreth pretendimit të Serbisë për tërheqje të njohjeve të Kosovës nga vende të caktuara.


Ai në emisionin Interaktiv ka siguruar se nuk ka ndonjë shtet që e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Ai madje ka thënë se tërheqja e njohjes nga një shtet nënkupton gjendje lufte.

“Kur të tërhiqet njohja prej një shteti i bie që je në gjendje lufte. Ju garantoj se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka asnjë notë verbale që ia tërheq njohjen. Kjo është një fushatë e Serbisë. Nëse e shihni, ka një letër të njëjtë e cila përhapet për të gjitha shtetet që ata thonë se e kanë tërhequr njohjen. E ftojnë kryeministrin e një vendi dhe për shkak të mikpritjes që e bëjnë për të e detyrojnë të thonë se do ta shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes. Këtë e përdorin për të thënë se njohja u tërhoq”, ka thënë ai.

Lini Një Koment