Tërmet 4.2 ballë të shkallës Rihter, “shkunden” vendbanime në Maqedoni dhe Shqipëri

Një tërmet me fuqi 4.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në hyrje të ditës së enjte 1 shtator 2016.

Epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 00.21 ishte 49 kilometra në jug të Tiranës dhe 17 kilometra në lindje të Vevçanit të Maqedonisë, raporton NOA.al duke cituar burime zyrtare nga Instituti i Sizmologjisë në Tiranë. Tërmeti u ndje në të gjithë Shqipërinë e Mesme e më gjerë në juglindje, ku më shumë në Pogradec si dhe në gjysmën e Maqedonisë. Në Shqipëri, ky tërmet më së shumti u ndje në Elbasan ku qytetarët thonë se ishte një lëkundje sizmike që i shkundi ndërsa shumë prej tyre flinin gjumë pas mesnate. Nuk ka raportime për dëme materiale nga ky tërmet.