Tërmkolli: Dilni qani jashtë Kuvendit, këtu jemi për të gjetur zgjidhje

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e ka quajtur Kuvendin e Kosovës “poqavër” dhe për këtë e ka akuzuar kreu e Kuvendit, Kadri Veseli.

Deputetja më tej tha se e vërteta për Deharin duhet të zbardhet, por nuk duhet të keqpërdoret e shfrytëzohet ky rast.

“Dilni qani jashtë sa të doni, por Kuvendi nuk është vend për patetizma, por për të gjetur zgjidhje”, u shpreh deputetja e LDK-së, raporton KTV.

“Ka vdekur një i ri, i cili ka mundur të jetë edhe më i moshuar, në burg, ku është mbajtur në arrest me muaj, por për çka? Saktësisht për çka? Mund të jetë rastësi që ka qenë anëtar i Vetëvendosjes. Unë po flas për një qytetar të Kosovës. Nuk është kjo me rëndësi. Prandaj duhet e vërteta, dhe e vërteta fillon nga këtu”, ka thënë Tërmkolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme