Terroristi i kërkuar nga Mali i Zi fotografohet në Beograd me Lavrovin

Nemanja Ristiq, për të cilin është shpallur fletë i kuq arresti ndërkombëtar i Interpolit, për shkak të dyshimit se është njëri nga organizatorët e sulmit të dështuar terrorist në Mal të Zi, në Beograd është fotografuar pranë shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

 

Siç ka njoftuar sot televizioni N1, Lavrov të hënën, pasi me ministrin serb për Punë e çështje të luftës, Aleksandar Vulinin, ka vënë kurora në varret e Çlirimtarëve të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore, është fotografuar me pjesëtarë të organizatës djathtiste Zavetnici (Besatarët) . Në mesin e tyre mund të shihet edhe Ristiq.

Zyra qendrore kombëtare e Interpolit në Podgoricë në fillim të muajit ka shpallur fletë arrestin e kuq për Ristiqin me dyshimin e se është njëri nga organizatorët e krijimit të grupit kriminal që kishte planifikuar kryerjen e aksioneve terroriste në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Krahas Ristiqit, në fletë arrest janë edhe shtetasit e Serbisë Predrag Bogiçeviq dhe Milosh Jovanoviq si dhe shtetasit rusë Eduard Sirakov dhe Vladimir Popov.

Ristiqi e kishte kërcënuar me vdekje, pushkatim, edhe ambasadorin amerikan në Beograd Kyle Scott si dhe zyrtarë e gazetarë nga Serbia.

Pas kësaj, një Gjykatë në Beograd kishte kërkuar mjekimin e tij te psikiatri.Gazeta express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme