Tesla do të prodhojë mbi 500 Model 3s në ditë

Elon Musk u ka thënë punëtorëve të Tesla’s nëpërmes një emaili se kjo kompani do që të prodhojë mbi 500 vetura Midel 3 në ditë gjatë kësaj jave.

“Ka shumë të ngjarë që ne të zgjerojmë 500 vetura në ditë në të gjitha zonat kur prodhohet Model 3 gjatë kësaj jave” ka shkruar Musk, sipas Electrek të cilët posedojnë një email të tillë, transmeton koha.net.

Sipas Elecrek, Musk gjithashtu i ka kërkuar punëtorëve të cilët janë në dijeni për ndonjë bllokim të mundshëm kontaktojnë atë.

Tesla ka refuzuar ta komentoj këtë.

Prodhimi mbi 500 njësi të Model 3s në ditë do të bënte që kjo kompani të prodhon afër 3,500 në javë, 54% më shumë se sa kjo kompani ka prodhuar për një javë.

Gjatë çerekut të parë të këtij viti të Tesla’s, Musk ka thënë se shumica e proceseve për prodhimin e Model 3 kanë punuar 24 orë në ditë për çdo ditë të javës.

Tesla ka thënë se synon të prodhojë 5 mijë vetura Model 3s në javë deri në fund të qershorit. Që nga lansimi i Model 3 në korrik të 2017-ës, kjo kompani ka luftuar për të rritur sasinë e prodhimit të veturave.

Lini Një Koment