Tetova sot sërish në këmbë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike

Sot në ora 19:00, në Tetovë është paralajmëruar sërish protestë kundër vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE) për shtrenjtimin e rrymës për 7,4%, njofton Portalb.mk.

Protesta do të mbahet në Sheshin Iliria në Tetovë. Kjo është protesta e katërt me radhë.

Organizatorët e protestës kanë hapur një faqe në Facebook, kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me emrin “BOLL MË”. Dje në këtë faqe janë publikuar disa video ku persona të njohur të skenës shqiptare si dhe qytetarët e Tetovës japin përkrahjen e tyre duke udhëzuar dhe të tjerët për të marrë pjesë në protestat e sotme.

Ndërkaq, javën e kaluar protesta është mbajtur gjithashtu edhe në Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme