Teuta Arifi e bën “namin”, asfalton 3 km rrugë!

Me qëllim që të duket se është bërë punë e madhe, Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës në rrjetin e saj social ka shpërndarë disa foto për asfaltimin e një rruge 3 kilometërshe, duke e cilësuar 3.000 metra që të tingëllojë si një punë e madhe e kryer!
“Në një kohë rekord asfaltuam më shumë se 3.000 metra katrorë të rrugës “TETOVARJA” në tërësi. Vazhdojmë me projekte tjera kapitale në infrastrukturorë. ‪#‎PUNAMBIFJALËT‬””, shkruan Arifi.
Tetova vazhdon të mbetet Komuna me gjendjen më të mjerë infrastrukturore në Maqedoni përkundër faktit se qeveriset nga një kuadër që është edhe nënkryetare e partisë shqiptare në pushtet./Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë