Thaçi do t`i ndaj Dua Lipës Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se këngëtaren nga Prishtina me famë botërore, Dua Lipa do ta nderoj me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në kulturë.

“Kontributi i Duas për muzikë dhe kulturë është i çmueshëm ndërsa përpjekjet e saja humanitare për rininë e Prishtinës veç sa e thellojnë lidhjen e saj me Kosovën”, shkruan Thaçi.

Thaçi thotëse Lipa është pasqyra e rinisë kosovare, “lindur dhe kalitur në kushte të rënda por që sot shkëlqejnë botërisht me kreativitet, dashuri dhe humanizëm”.

Dua Lipa, sonte duke filluar nga ora 19:00 në parkun e Germisë do të mbaj koncertin e saj të parë në Kosovë prej se ajo ka depërtuar në skenën muzikore ndërkombëtare.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë