Thaçi: Kosova duhet t’i mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova duhet t’i mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ai, ka ripërsëritur qëndrimin e tij për bashkimin e Preshevës me Kosovën, duke thënë se është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje për bashkim.

“Unë i përgjigjem pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë e legjitimë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka kërkuar nga subjektet politike, që ta nënshkruajnë gjithashtu, për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën.

“Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar unitet politik në Kosovë për përkrahjen e kërkesës së tyre dhe dëshiroj që pas nënshkrimit tim, të gjitha subjektet politike parlamentare që u ka shkuar ajo kërkesë, t’i radhisin nënshkrimet si zotim për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme