Thaçi kujton Aza Thaçi- Ferizin, nënën e madhe për shumë luftëtarë të lirisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka kujtuar në njëvjetorin e vdekjes së saj, Azë Thaçi- Ferizin, nëna e Xhavit Ferizit, njëri ndër bashkëluftërarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar Aza Thaçi-Ferizi, duke thënë se ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë.

Postimi i plotë i Thaçit:

“U bë një vjet pa nënën Azë, e cila ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë. Në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët tona më të vështira, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ne gjetëm përkujdesje dhe besnikëri. Me guximin e një heroine dhe me kujdesin e një nëne, Aza Thaçi-Ferizi na qëndroi përherë pranë, duke na dhënë bukë, larë rroba dhe pastruar plagë. Gjithmonë do ta mbajmë të gjallë kujtimin për të”, ka shkruar Thaçi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme