Thaçi lexon letrën e një gruaje të dhunuar gjatë luftës

Është bërë lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”, ku qytetarët marshuan nga Sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në lansimin e kësaj kampanje e cila është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili edhe lexoi një tregim të njërës nga gratë e dhunuara gjatë luftës.

Thaçi, gjithashtu, ka premtuar përkrahje të institucioneve vendore për gratë e prekura nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Sot është dita ndërkombëtare e eliminimit të dhunës seksuale e cila synon të tërheqë vëmendjen e shoqërive për këtë dukuri që pengon ndërtimin e paqes dhe stabilitetit. Përgëzojë të gjithë për këtë iniciativë dhe për përkrahjen e grave të cilat janë përdhunuar gjatë luftës”, ka thënë ai.

 

Lini Një Koment