Thaçi: Me ligjin e ri Brezovica do të jetë më atraktive për investime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar qendrën e skijimit Brezovica, ai ka thënë se pret investime në këtë anë.

Sipas tij, pas hyrjen në fuçi të Ligjit për Investimet Strategjike, janë hapur mundësitë më të mëdha edhe për investime në Brezovicë.

“Pasi që nënshkrova Ligjin për Investime Strategjike, vizitova Brezovicën, margaritarin e Ballkanit. Jam i përkushtuar që bashkërisht të punojmë, të sjellim investime dhe Qendrën e Skijimit ta bëjmë atraktive për këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar presidenti Thaçi në Profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/