Thaçi: Me Lumen dhe Majlindën e pritëm Bidenin

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi në profilin e vet të Facebookut ka shkruar për pritjen që iu bë zëvendëspresidentit amerikan në Aeroportin e Prishtinës duke përkujtuar rolin që SHBA ka në dhe për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Së bashku me Lumen pritëm zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij. Për t’iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës ishte me ne edhe Majlinda, heroina më e shquar e vendit tonë. Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar ai.