Thaçi: Nuk është e lehtë rruga deri te arritja e marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se sonte është në Bruksel për ta zhvilluar takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai këto komente i ka bërë në kryeqytetin evropian, duke hyrë në takimin me shefin e shtetit serb.

“Ky është takimi i radhës në kuadër të procesit final të mundësisë së arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje obliguese ligjërisht në rafshin ndërkombëtar dhe gjithëpërfshirësise – që nënkupton njohjen reciproke të dy vendeve dhe mundësimin për anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shtuar Thaçi.

Ai më tutje ka thënë se nuk do të jetë e lehtë rruga deri të arritja e marrëveshjes, duke theksuar se kjo është mundësia më e mirë për të ecur drejt rrugës euroatlanike.

“Po bëjmë përpjekje që t’i përafrojmë qëndrimet në arritjen e marrëveshjes, sepse synimi i Kosovës është të ketë fqinëjsi të mirë më të gjitha vendet, përfshirë edhe Serbinë”,ka shtuar Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme