Thaçi nuk ua dorëzon dokumentet e bisedimeve, Ahmeti mundohet ta arsyetojë

Kryenegociatori Shpend Ahmeti ka folur për dokumentet të cilat presidenti Hashim Thaçi nuk ia ka dorëzuar delegacionit shtetëor për dialogun në afatin e caktuar duke thënë se nuk ka pasur ndonjë refuzim nga ai, pa marrë parasysh se të njejtat nuk janë dorëzuar në kohën e paraparë, shkruan Gazeta Express.
“Kërkesën e kemi dorëzuar te Thaçi, mendoj që mediat e kanë paraqit që gjoja ne do ta bastisim zyrën e presidentit me lyp çfarë dokumenti ka, e kemi dorëzuar një kërkesë për ta protokolu kërkesën dhe kemi thane: Ne po shkojmë në Bruksel, ne po dorëzojmë platformën e Kuvendit të Kosovës, na dorëzo të gjithë platformën në mënyrë që mos të dukemi edhe ne naiv nëse themi diçka e ju e keni bisedu këtë çështje apo është çështje e hapur”, ka thënë Ahmeti.

I pari i PSD’së po thotë se nuk ka pasur ndonjë refuzim për t’i dorëzuar dokumentet nga presidenti dhe se ai nuk është në Kosovë momentalisht, por, kanë marrë premtim se do t’i kenë dokumentet së shpejti.

“Nuk ka pas ndonjë refuzim në takimin qe e kemi pas të parin me presidentin na i ka tregu të gjitha temat që janë të hapura, në ndërkohë i kemi marrë edhe një listë edhe të temave që janë të hapura po që janë diskutu në proces. Këto nuk janë suprizë, nuk janë befasi jemi tu fol për të zhdukurit, të zhvendosurit, pronat, temat e të drejtave të minoriteteve të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë, jemi tu fol për kishën ortodokse serbe, kthimin e artifakteve, pronat publike shoqërorë, presidenti nuk është në Kosovë por përfaqëesuesi i zyrës së tij Blerim Shala ka thënë që do të japing dokumentet, sepse nuk ka diçka që po mshefet prej neve, por ka temat të cilat janë diskutu ose do të na dorëzohen në formë të shkruar, ose do të bëjmë pyetje për të na treguar se çka kanë diskutu atje në Bruksel”, deklaroi ai.

Sipas rezolutës parashihet që brenda 30 ditëve të dorëzohej platforma, ndërkaq, të premten me datën 11, ishte afati i fundit i vendosur prej Delegacionit shtetëror kur presidenti duhet t’i vinte në dispozicion dokumentet. Nesër ndërkaq është afati i finalizimit të Platformës Shtetërore, e cila më pas do t’i dorëzohet Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme