Thaçi: Papa ka plane ta vizitojë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook ka thënë se Papa Françesku ka plane ta vizitojë Kosovën.

Thaçi e ka takuar Françeskun dje gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Nënës Terezë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

 

Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan.

Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar. HTH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme