Thaçi përgëzon organet për marrëveshjen për murin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar organet e nivelit qendror dhe atij lokal për arritjen e marrëveshjes për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Përmes Twitterit, Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje nënkupton integrim e jo ndarje të komuniteteve me mure.

“Duhet të injorojmë retorikën nacionaliste nga jashtë dhe të përqendrohemi në zgjidhjet që integrojnë komunitetet dhe që respektojnë Kushtetutën, përfshi edhe Asociacionin”, ka shkruar Thaçi.