Thaçi: Policia e Kosovës, shembull për tërë rajonin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në 17-të vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës është kthyer në një forcë që simbolizon më së miri vizionin për Kosovën.

“Është një forcë multietnike, me përfaqësim gjithnjë e më të mirë gjinor, me standardet më të larta të profesionalizmit, shembull për Kosovën dhe tërë rajonin”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.

Ai në këtë ditë i ka kujtuar sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj.

“Jo pak policë kanë rënë në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për të ndërtuar një forcë të policisë dhe një shtet çfarë dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Deklarata e Thaçit për shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës:

“Shtatëmbëdhjetë vite më parë, në këtë datë, janë hedhur themelet e një prej institucioneve më të suksesshme të shtetit të Kosovës, Policisë së Kosovës. Nga 176 policët e parë, që përbënin gjeneratën e parë që përfunduan trajnimin në Shkollën e Policisë në Vushtrri, sot Polica e Kosovës është rritur në një trup që mbulon tërë Kosovën dhe u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, në çdo kënd të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre.

Shkolla e Policisë në Vushtrri ka vazhduar të trajnojë policët e Kosovës sipas standardeve më të larta. Ndërsa, policia është kthyer në një forcë që simbolizon më së miri vizionin për Kosovën. Është një forcë multietnike, me përfaqësim gjithnjë e më të mirë gjinor, me standardet më të larta të profesionalizmit, shembull për Kosovën dhe tërë rajonin.

Në këtë ditë i kujtojmë sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj. Jo pak policë kanë rënë në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për të ndërtuar një forcë të policisë dhe një shtet çfarë dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Prandaj, të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ua urojmë ditën e tyre, 6 shtatorin dhe u themi: Jemi krenarë me ju. Ju faleminderit!”

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme