Thaçi takohet me senatorin Johnson: SHBA do të na mbështet në arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, me ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli dhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, janë takuar sot me senatorin Ron Johnson.


Presidenti Thaçi nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar se me senatorin Johnson kanë biseduar rreth mbështetjes së SHBA’së në shtimin e njohjeve, antarësimin në OKB dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Ky është postimi i plotë:

Sapo pëfunduam një takim me mikun e Kosovës, senatorin Ron Johnson. Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit.

Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme