Thaçi: Tash e 13 vite jam lideri më i besuari dhe më i votuari në Kosovë, unë do të udhëheqë dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën po përsërit qëndrimet e tij si udhëheqës i dialogut me Serbinë.

Ai u është përgjigjur kritikave që iu drejtuan dje nga deputetët, gjatë debatit parlamentar për dialogun me Serbinë.

“Nuk kam xhelozi as konkurrencë se jam president i vendit. Ata vetë më kanë votuar edhe për kryeministër edhe për president. Unë di të punoj edhe me kundërshtarë politikë, e respektoj mendimin e secilit, por ata duhet të kontribuojnë me ide për fuqizimin e shtetit”, ka thënë tutje Thaçi.

Ai foli edhe për kërkesën e liderëve të Luginës së Preshevës që për çështjen e tyre të bisedohet edhe në Bruksel.

Ai tha se respekton kërkesën e tyre dhe se po zhvillohet debat për këtë.

Thaçi paralajmëroi se konferencat për medie do të bëhen edhe më shpeshta.

“Konferencat do të jenë më të shpeshta në të ardhmen, arsyeja është për transparencë e llogaridhënie. Kam zhvillu edhe takime me qytetarë, nuk kemi arsye të fshehemi nga agjenda jonë. Nga Rambujeja kam ardh e kam biseduar me bashkëluftëtarë për marrëveshjen e nënshkruar. Do të jem edhe ne terren, njerëzit duhet të jenë të informuar”, deklaroi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme