Thaçi tha se Berisha është mendërisht i çakorduar, kur ta dëgjoni këtë video do ta kuptoni se cili është në fakt i tillë

Deklaratat që tash presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë ndër vite për ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën, lënë shumë për të dëshiruar. Dikur ai prekej thellë nga vizita e Berishës në Kosovës, duke e quajtur arkitekt të ndryshimeve. Pak vite më vonë, i njëjti për Thaçin është person i çakorduar mendërisht.

Ndër vite, presidenti Hashim Thaçi publikisht ka dhënë qëndrime të ndryshme për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Në një vizitë që pati bërë Berisha në Kosovë menjëherë pas pavarësisë, Thaci atëherë në postin e kryeministrit pati deklaruar para mediave, se është i privilegjuar dhe i prekur për këtë vizitë.

“Jam i privilegjuar dhe emocionalisht i prekur thellë nga ndjenja e respektit ëpr vizitën tuaj. Për vizitën e mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë.

Është vizita e parë në Kosovën e pavarur, mirë se ke ardh… institucionet e Kosovës populli të mirëpret”, thoshte Thaci deri sa fliste për Berishën.

Atë e quante edhe arkitekt të ndryshimeve në Shqipëri, e kontribut dhënës për pavarësinë e Kosovës.

“Sot Kosova pret arkitektin e ndryshimeve në Shqipëri. Kontributi i madh për pavarësinë e Kosovës, në shenjë mirënjohje, respekti”, deklaronte Thaci kur fliste krah Berishës para mediave.

 Thaci duke ironizuar me deklaratat e Berishës kundër ndarjes së Kosovës, tha se ai është i sëmurë psikik duke kërkuar madje të trajtohet.

Ai sipas Thacit, është edhe argat i Milloshevicit.

 “Nuk dëshiroja që të involvohem në debatet e politikës elektorale në Shqipëri duke marrë parasysh çështjen e Kosovës që kjo çështje të jetë atribut i çështjeve elektorale në Shqipëri. Roli i Shqipërisë për Kosovën ka qenë jetik dhe historik dhe sa i përket s’dua t’ia përmend emrin, Sali Ram Berishës, ndjej keqardhje dhe një ndjenjë jo të mirë kur e shoh në këtë gjendje, në këtë fund politik që ka mbetur si një gërmadhë politike. Sali RamëBerisha është një argat i Millosheviçit. Më shumë ju ftoj ta trajtoni me një kolegjium mjekësh si një pacient”, deklaroi Thaci.

Lini Një Koment