The Guardian: Shqiptarët të parët për hyrje ilegale në Britani

Shtetasit shqiptarë zënë vendin e parë për hyrjen në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.


Sipas britanikes The Guardian, shqiptarët janë dy herë më shumë se emigrantët e paligjshëm të kombësive të tjera.

Rreth 981 shqiptarë emigrantë klandestinë janë zbuluar në portet hyrëse në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2008 deri në pranverën e vitit 2016, thotë raporti zyrtar i cituar nga Guardian.

Numri i atyre që kanë hyrë në vend është shumë më i lartë. Ndër rastet është edhe një grua shtatzënë, e cila është zbuluar në një kamion në terminalin Humber në Killingholme pranë Grimsby në qershor 2015.

Gazeta shkruan se Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por kufizohet me një shtet anëtar të saj, siç është Greqia dhe se mafia është jo pak e njohur për policinë britanike si njerëz të pamëshirshëm në trafikun e klandestinëve dhe kontrabadimin e drogës.

Afganët janë të dytën në listë, ku gjatë kësaj periudhe janë zbuluar 425 raste, të ndjekur nga algjerianët (424), iranianët (348), SHBA (322), palestinezët (129), etj, shkruan Ora News.

Shumica e emigrantëve të paligjshëm përdorin kamionët duke hyrë nëpërmjet portit të Calais si dhe portet e tjera kontinentale.

Në një nga operacionet më të suksesshëm të forcave të kufirit, bënë të mundur zbulimin e 68 emigrantëve në pjesën e prapme të katër kamionëve në në Harwich në Essex, përfshirë këtu edhe gra shtatzëna dhe 15 fëmijë, aksion i zhvilluar në qershor 2015.