Themeluesi i Facebook’ut renditet ndër më të pasurit në botë

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, MarK Zuckerberg ka bërë një tjetër kapërcim në listën e më të pasurve të globit, që janë ende gjallë. Tashmë ai renditet në vendin e tretë.


Mediat e huaja shkruajnë se aksionet e “Facebook”-ut u rritën me rreth 2.4 për qind, duke sjellë rreth 81.6 miliardë dollarë për Zuckerberg, shifër që e ngriti atë në renditje.

Kujtojmë se i pari në listë është Jeff Bezos i “Amazon”, me një pasuri prej rreth 141 miliardë dollarësh, i ndjekur nga themeluesi i “Microsoft” (MSFT), Bill Gates.

Këto të dhëna janë publikuar nga indeksi i “Bloomberg”, mbrëmjen e të premtes.

Lini Një Koment