Theodorakis: Dëshiroj ta pengoj Shqipërinë e Madhe

Stavros Theodorakis, kryetar i Partisë Liberale dhe social-demokrate “Potami” nuk e ka mbështetur protestën e djeshme në Greqi, për disa arsye, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit Faktor, Theodorakis thotë se Greqia është duke humbur tashmë 25 vite me radhë, duke mbajtur një atmosferë luftarake ndaj një shteti të vogël që do të ishte aleati i saj i besueshëm.

Ai nuk sheh dallim të madh ndërmjet emrit “Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe emrave Maqedonia e Re, Veriore ose e Epërme, kurse në çështjet e Maqedonisë dhe Qipros, Theodorakis sheh mosaktivizim dhe dëmtim të Greqisë dhe helenizimit.

Theodorakis thotë se nuk dëshiron që shteti fqinj të rënohet dhe se dëshiron që, siç thotë, “ta pengojë dhuratën muslimane të nënës turqi” dhe “Shqipërinë e Madhe”.

Ai dëshiron që fëmijët në shtetin fqinj të mos rriten me urrejtje ndaj Greqisë, ndërkaq konsideron se Selaniku është kryeqytet i Ballkanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme