Ther me thikë burrin pasi e tradhtoi, kalimtarët e shokuar shikojnë burrin e larë në gjak (Foto/Video, +18)

Një grua e zemëruar ka therur me thikë bashkëshortin e vet midis një rruge tejet të frekuentuar, për faktin se e kishte tradhtuar me një femër tjetër, duke e lënë në tokë të larë në gjak.

Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur një burrë qëndron i ulur në tokë në mes të një rruge të frekuentuar, i larë në gjak derisa gruaja vazhdon t’i vërsulet me thikë, transmeton Telegrafi.

Në video dëgjohen se dyshja duke u grindur me njëri-tjetrin, derisa burri mundohej të ikë nga ajo duke u zvarritur nëpër tokë.

Ende nuk dihet për fatin e burrit të përgjakur, derisa raportohet se ngjarja ka ndodhur në Kinë.

Kjo video që është postuar në LiveLeak është bërë virale, dhe brenda një kohe të shkurtë është shikuar mbi 22.000 herë.