Theret me thikë një 18-vjeçar nga 17-vjeçari në qendër të Tetovës

Tetëmbëdhjetëvjeçari A.I. nga fshati Xhepçisht është plagosur me thikë nga një 17-vjeçar nga fshati Kamjan përpara Shtëpisë së Kulturës në qendër të Tetovës.

Siç njoftoi MPB-ja, mes dy të rinjve ka ndodhur një zënkë verbale për shkak të mosdurimeve që kanë pasur, pas çka kanë nisur të shtyhen. Në një çast A.I. e ka shtyrë të miturin, pas çka ky e ka prerë me thikë në pjesën e barkut dhe në gjurin e majtë.

A.I. është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku i janë konstatuar lëndime trupore dhe pas ndihmës së dhënë është lëshuar për shërim shtëpiak.

Shtatëmbëdhjetëvjeçari është arratisur, ndërsa policia po ndërmerr masa për gjetjene tij dhe pastrimin e plotë të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme