Theret një i mitur në Prishtinë nga persona të panjohur!

Mbrëmë është therur me një mjet të mprehtë një i mitur në Prishtinë nga persona të panjohur, raporton GazetaBlic.com

Sipas Policisë së Kosovës të miturit i është ofruar tretman mjekësor dhe gjendja e tij sipas mjekëve është stabile.

“Rr. “Kukësi”, Prishtinë 12.12.2016-18:20. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur ia kanë therur me mjet të mprehtë djalin e saj të mitur. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor dhe gjendja e tij sipas mjekëve është stabile. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së./ GazetaBlic.com/