Therje me thikë në Prishtinë, dy persona bëhen për spital

Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi kanë pësuar lëndime trupore, shkruan GazetaBlic.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë kur, siç njofton Policia e Kosovës, dy persona pas një zënke të çastit me që kanë pasur me dy të dyshuar meshkuj, janë therur me thikë nga ta.

Në raport ndër të tjera bëhet e ditur se, njëri nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, kurse viktima tjetër mbetet në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK, përcjellë GazetaBlic.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Ky është njoftimi nga Policia e Kosovës:

Rr. “Hajdar Dushi”, Prishtinë 21.01.2018-03:00. Lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit që kishin pasur me dy të dyshuar meshkuj janë sulmuar fizikisht (therur me thikë) nga ta. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njëri nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, kurse viktima tjetër mbetet në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar.