Therret brutalisht djali i prezantueses së njohur, arrestohen dy shqiptarë

Një sherr në një lokal nate në Itali ka precipituar në dhunë të skajshme dhe viktimë e konfliktit ka mbetur djali i prezantueses së njohur Simona Ventura.

Djali i saj ka marrë 11 goditje me thikë në trup e pavarësisht kësaj, mrekullisht ja ka arritur të shpëtojë i gjallë. Gjithçka ndodhi orët e vona të 1 korrikut në një lokal nate në Milanio.

Nicolo Bettarini, vetëm 19 vjeç, ndërhyri për të ndimuar një mikun e tij i cili ishte konfliktuar me disa persona në lokal. Gjatë përleshjes, djali i Simona Venturës është goditur 11 herë me thikë nga disa persona të cilët tashmë janë arrestuar.

Media italiane bën me dije se në prangakanë përfunduar dy shqiptarë dhe dy italianë. Shqiptarët janë të moshës 23 dhe 29 vjeçare dhe të dyshuar nga policia si dy nga personat që kanë kryer krimin.

Si shqiptarët po ashtu dhe italianët e përfshirë në therjen e 19 vjeçarit, janë me precedentë të mëparshëm penalë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe vetë Simona Ventura, e cila ka shkruar në rrjetin social se pas një dite të gjatë në spital, fatmirësisht djali është duke u përmirësuar.

“Pas një dite shumë të gjatë, mund të them se gjithçka shkoi mirë, po përmirësohet falë Zotit. Je treguar kurajoz, të dua shumë, edhe më shumë”- ka shkruar ajo./Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme