Thikë në zemër, detaje nga vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë me viktimë një shqiptar 18 vjeç u shënua në Udine të hënën. I riu shqiptar u vra me thikë në zemër në një park në qytetin italian.

Autori i krimit mësohet se është një tjetër shqiptar 17 vjeç. Krimi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për lojën e futbollit që kanë pasur të rinjtë, shkruajnë mediat italiane.

Autori i krimit i kishte kërkuar viktimës të takoheshin për t’u sqaruar ku i ka kërkuar dhe falje. Por 18 vjeçarin Ermal Halili nuk ka pranuar ta falë, fakt që ka shtyrë 17 vjeçarin ta godas me një thikë kuzhine të madhe. Viktima është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me grykën e një shisheje të thyer.

Edhe pse Halili u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të shpëtojë dot, pasi plagët ishin vdekjeprurëse. Autopsia do të zbulojë edhe shkakun e vdekjes të të riut me origjinë nga Shqipëria. Mjekët në Udine deklaruan paraprakisht se thika ka goditur zemrën e 18-vjeçarit.

Në momentin e krimit Ermali ishte nën shoqërinë e vëllait binjak, Ervinit. Autori i krimit edhe pse në moshë të mitur 17 vjeç, u prangos nën akuzën e vrasjes të qëllimshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme