Thuajini lamtumire dentistit, nje japonez gjen zgjidhjen per dhembet e prishur

Një shkencëtar japonez ka gjetur zgjidhjen për të shmangur përfundimisht takimet te dentisti. Kazue Yamagishi thotë se ka revolucionarizuar mënyrën e përkujdesjes për shëndetin e dhëmbëve.

Ai ka shpikur një lloj paste, e cila mund të mbushë dhëmbët e prishur dhe të thyer, madje të rindërtojë smaltin pa ndihmën e dentistit.

Kjo përbërje është e ngjashme me smaltin e dhëmbëve dhe mund të vendoset direkt në pjesën e dëmtuar.

Substanca është përftuar nga eksperimentet me një lëndë të quajtur hidroksiapatit, i cili është përbërësi kryesor i dhëmbëve tanë.

Acidi që përmban pasta fillimisht shkrin lehtë sipërfaqen e thyer ose të prishur të dhëmbit. Më pas, ajo kristalizohet dhe ngjitet me strukturën e smaltit natyral të dhëmbit. Njëkohësisht, ajo lufton edhe bakteret.