Tifozi i United vdes vetëm 45 minuta pasi e vizitojnë yjet e klubit (Foto)

Marcus Rashford, Jesse Lingard, Ashley Young dhe Timothy Fosu-Mensah, i kanë bërë një vizitë Paddy Lawler, pasi një kushëri i Lingardit e kishte parë një postim zemërthyes në Facebook.

Mbesa e Paddyt, Kayleigh, kishte shkruar se 73-vjeçari ishte përpjekur me çdo kusht t’i mbante sytë hapur për ta përcjellë derbin e Djajve të Kuq kundër Manchester Cityt të shtunën.

Në shkrimin e saj, ajo njëherësh kërkonte që dikush prej lojtarëve të klubit ta vizitonte fansin e tyre të madh.

Please can everyone share I’m trying to get a few of Manchester United players to come and visit my grandad we asked him the other day if he would like to do anything before his time comes and he said to meet the team I’ve emailed the Mufc foundation but no reply yet! And not sure how long we have left with him so I want to get this as a surprise he’s a MASSIVE fan even tried his hardest to keep his eyes open yesterday to watch the match but sadly he missed it! I know he will be so gutted that he didn’t watch it I’m sure he will be a very happy man If I can get his last wish Thankyou to u all Xxx ???

Futbollistët ishin prekur aq sa vendosën që ta vizitonin plakun në shtëpinë e tij në Wythenshawe të Mançesterit.

Pasi e përjetoi këtë befasi të këndshme, kaluan vetëm 45 minuta dhe Paddy ndërroi jetë.

fan

 “Ata u treguan djem shumë të mirë duke bërë gjithë atë dhe është një ngushëllim i madh për ne ta dimë se ai vdiq i lumtur”, ka thënë e veja e tij, 71-vjeçarja Eunice, për The Sun.