Tillerson akuzon Moskën se po ndihmon Phenianin të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka akuzuar Rusinë se po ndihmon Korenë e Veriut që të anashkalojë disa sanksione ndërkombëtare kundër programeve të saj bërthamore dhe balistike.

Moska miratoi vitin e kaluar të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurisë të OKB-së për të vendosur sanksione të reja kundër regjimit të Kim Jong Un pas testeve të përsëritura me raketa balistike dhe mbushje bërthamore.

“Për ne është e qartë se ata nuk i aplikojnë plotësisht të gjitha sanksionet, madje ka edhe prova se ata shkojnë edhe kundër disa sanksioneve”, deklaroi Rex Tillerson dje në mbrëmje.

“Ne kemi biseduar me ata. Normalisht, ata thonë se nuk është e vërtetë, por qartazi ne nuk kemi nga ana e tyre të njëjtat garanci si ato që na japin kinezët”, shtoi shfei i diplomacisë amerikane para gazetarëve, përcjell Atsh.

I pyetur mbi të mirat që rusët dyshohet se furnizojnë Phenianin, ai u shpreh: “Karburant, mbi të gjitha karburant por mund të jetë gjithashtu diçka tjetër”.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte akuzuar gjithashtu të mërkurën Moskën se po minon aplikimin e sanksioneve, por pa hyrë në detaje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme