Time Kadrijaj: Isa Mustafa po kushtëzon me vende të punës!

Deputetja nga AAK, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj asaj që kjo parti e quan fenomenin e kushtëzimeve që po ju bëhen disa punonjësve nga Qeveria e Isa Mustafës. Kadrijaj ka thënë se kryeministri dhe Qeveria e kanë humbur logjikën.

“Duke u afruar data 3 gusht, Qeveria dhe kryeministri e kanë humbur logjikën. Kam menduar se pas rrëzimit të regjimit të Millosheviqit, shantazhet dhe kushtëzimet për vende të punës kanë përfunduar”, ka thënë Kadrijaj. “Por, çuditërisht, këto dukuri po vazhdojnë edhe sot. Isa Mustafa të gjitha institucioneve përgjegjëse për demarkacion, ekspertëve dhe të punësuarve, ju ka thënë: “O mbrojeni demarkacionin sipas versionit të komisionit qeveritar, o shkoni në shtëpi. Si deputete e Kuvendit të Kosovës kam një lutje për të gjithë këta persona: mos bini pre e politikës ditore se kufiri është një! Kullë, Zhlep dhe Çakorr”.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë