Tmerri në burgun amerikan: 8 orë përleshje, 7 persona të vdekur

Një konflikt mes bandave nisi një përleshje të përgjakshme mbrëmjen e së dielës në një burg në Karolinën e Jugut, duke shënuar trazirat më të mëdha në burgjet e SHBA që prej vitit 1993.

Të paktën 7 të burgosur humbën jetën, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur pas gati 8 orësh përleshje në burg.

Drejtori i burgut ka thënë se ka nisur për kontrollin e territorit mes bandave në burg. “Ka të bëjë me territorin, ka të bëjë me kontrabandën, ka të bëjë me celularët. Këta persona po luftojnë për para, për territorin edhe pse janë të burgosur”, ka thënë në një deklaratë drejtori i burgut.

Asnjë nga person i burgut nuk mbeti i lënduar në këtë përleshje, ndërsa viktimat dhe të plagosurit ishin të dënuar për krime nga më të ndryshmet, duke filluar nga dhuna në familje deri te vrasjet.

              

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme