Tragjedi e madhe që kërkon përgjegjësi jo vetëm politike

Autor: Xhelal Neziri

Të zgjedhurit tanë nuk arritën me vite të pastrojnë apo rregullojnë një kanal në Haraçinë, papërgjegjësi që mori mbi 16 viktima, disa të zhdukur dhe që shkaktoi dëme të mëdha materiale. Tragjedi e madhe që kërkon përgjegjësi jo vetëm politike.
Me taksat tona paguhen mbi 200 mijë punonjës të shtetit, por ja që institucionet nuk mund sigurojnë një rrjedhë normale e ujërave.
Me paratë tona paguhen gjithë ato çallame të politikanëve që i votojmë, por ja që nuk mund t’i detyrojmë të rregullojnë (pastrojnë) do gjëra aq të “parëndësishme” siç janë kanalet, kanalizimet, përrenjtë dhe lumenjtë.
Vjet ndodhi tragjedia në Tetovë, por lumi sërish ngelet i papastruar shkaku i papërgjegjësisë institucionale. Njëjtë do të jetë edhe me Shkupin – do të pritet të harrohet kjo tragjedi deri në katastrofën e radhës.
Andaj, me gurët e sjella nga vërshimet goditni politikanët hajna, të cilët paratë e pista i kanë bërë duke treguar me shpirtrat e viktimave të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme