Tre të vdekur në Gjirokastër, mes tyre edhe një 2 vjeçar nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit Mashkullorë, ku janë shënuar 3 të vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre dy fëmijë.

Nga përplasja e dy automjeteve që lëviznin në kahe të ndryshme mësohet të ketë ndërruar jetë Albana Hasani, punonjëse policie, dhe një fëmijë që nuk u ka mbijetuar plagëve në spital, që ndodheshin në furgonin e pasagjerëve tip Mercedes, ndërsa një fëmijë dyvjeçar nga Kosova nga automjeti “Nissan” me targa zvicerane ndërroi jetë në vend, raporton TCh.

Të plagosurit nga ky aksident i rëndë janë transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, e nga aty raportohet të kenë mbërritur në Spitalin e Traumës me helikopter, për shkak se disa prej tyre ishin në gjendje kritike për jetën. Në mjetin tip furgon udhëtonin disa anëtarë të së njëjtës familje dhe dy punonjës policie, ndërsa në furgonin e pasagjerëve ndodheshin gjithsej 7 persona.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë raportuar disa foto në rubrikën “Ti Raporton” menjëherë pas aksidentit. Deri më tani dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë rrugor është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme