Treni godet veturën në Fushë Kosovë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, kur një tren ka goditur një veturë të tipit Toyota.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë ngasësi i veturës.

Kështu ka konfirmuar për Koha.net, Florije Ahmeti, zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatë se në lagjen ‘28’ ka ndodhur një aksident ku treni ka goditur një veture të tipit Toyota. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi. Policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme