Trepça organizon Kupën e Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka nënshkruar marrëveshjen me drejtuesit e klubit të Trepçës, për organizmin e Kupës së Kosovës, transmeton koha.net.

Sekretarja aktuale e përgjithshme Elvira Dushku dhe drejtori i ekipit të Trepçës, kanë nënshkruar kontratën për organizimin e Kupës.

Në gjysmëfinale të Kupës, do të takohen Trepça – Sigal Prishtina dhe Bashkimi – Peja, duele këto që zhvillohen më 17 shkurt, ndërsa finalistët luajnë për trofeun e çmuar të Kupës më 19 shkurt në Mitrovicë.

Në kuadër të kësaj gare, zhvillohet edhe Finalja e Kupës te Femrat, ndërmjet Penzës dhe Penti Prishtinës.