Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë, të cilin ai e quajti një takim të rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës koreane

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se takimi me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong-un do të ndodhë në datën e caktuar, më 12 qershor, në Singapor.

Këto komente ai i bëri pasi priti në Shtëpinë e Bardhë zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol – zyrtari i parë i lartë i vendit të mbyllur, që viziton zyrtarisht Shtetet e Bashkuara në 18 vjetët e fundit.

Presidenti Trump tha se gjatë takimit dyorësh me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior, kanë biseduar për një sërë çështjesh, mes të tjerash, për sanksionet ndaj Koresë së Veriut, për të cilat ai tha se do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Presidenti Trump ka deklaruar se takimi i 12 qershorit do të jetë i pari, gjatë një procesi të gjatë diplomatik për ndërtimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Ai tha se në këtë proces një rol të rëndësishëm do të kenë Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina, fqinjët e fuqishëm të Koresë së Veriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme