Trump, Putin, Erdogan, Merkel e Macron, ja për çfarë kanë studiuar ata që sot udhëheqin botën

Sot janë njerëzit më të fuqishëm në botë. Ata udhëheqin globin me politikën e tyre, ata marrin vendime dhe të tjerët i ekzekutojnë me përpikmëri. Por çfarë kanë studiuar liderët botëror? Më poshtë mund të gjeni listën e liderëve më të fuqishëm në glob, dhe arsimin e tyre, përpara se të bëhen presidentë, kryeministra e udhëheqës shtetesh.


Donald Trump: Presidenti i Amerikës mban një diplomë Bachelor të Shkencave në Ekonomi nga Universiteti i Pensilvanisë “Wharton School of Business”.

Justin Trudeau: Kryeministri i Kanadasë mban dy diploma: Bachelor i Arteve në Letërsi nga Universiteti McGill dhe Bachelor i Arsimit nga Universiteti British Columbia.

Enrique Peña Nieto: Presidenti i Meksikës ka një diplomë të juridikut nga Universidad Panamerica dhe një MBA nga Instituti i Teknologjisë Monterrey.

Angela Merkel: Kancelarja gjermane ka një sfond arsimor të rëndë. Merkel u arsimua në Universitetin Karl Marx, në Leipzig, ku studioi fizikë nga viti 1973 deri në vitin 1978. Ajo u nderua me doktoraturë për tezën e saj në kiminë kuantike në vitin 1986 dhe u njoh për aftësitë e saj në rusisht dhe matematikë.

LEXO DHE :  Selena Gomez po lutet që Justin mos të martohet me Haileyn

Emmanuel Macron: Presidenti francez studioi filozofi në Universitetin e Paris-Ouest Nanterre La Défense. Po ashtu, Macron mori një diplomë master në çështjet publike në Institutin e Studimeve Politike të Parisit.

Recep Tayyip Erdogan: Erdogan studioi Administrim Biznesi në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Ekonomike Aksaraj, tani e njohur si Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Marmara – ndonëse disa burime turke kontestojnë se ai ka marrë pjesë ose ka diplomuar.

Stefan Löfven: Kryeministri i Suedisë mori një rrugë më të pazakont drejt qeverisë. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në Forcën Ajrore Suedeze, Löfven u bë një saldator dhe më pas një përfaqësues i sindikatës. Përfundimisht, Löfven u bë kryetari i parë i IF Metall, një sindikatë e sapoformuar që përfaqësonte mbi 300,000 punëtorë.

Vladimir Putin: Para se të bashkohej me KGB në vitin 1975, Putin studioi juridikun në Universitetin Shtetëror të Leningradit (tani Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg).

Xi Jinping: Xi studioi inxhinieri kimike në Universitetin prestigjoz të Pekinit Tsinghua./Drtiare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme