Trump reagon ndaj spekulimeve se Melania përdor një zëvendësuese

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj njoftimeve se personi që e shoqëronte në Alabama nuk ishte Melania Trump, por një zëvendësuese e saj.

Ditë më parë në rrjetet sociale u përhapën thashethemet se Zonja e Parë e SHBA-ve përdorte një sozie në raste të caktuara dhe nuk udhëtonte gjatë gjithë kohës me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti dhe Zonja e Parë gjatë fundjavës së kaluar kishin qëndruar për një vizitë në Alabama, ku e humbën jetën 23 njerëz. Mirëpo, në mediat sociale ishin përhapur spekulime se personi që e shoqëronte Trumpin nuk ishte Melania, por një zëvendësuese.

“Mediat e rrejshme i kanë ndryshuar me Photoshop fotografitë e Melanias, pastaj i nxitën teoritë konspirative se ajo nuk ishte pranë meje në Alabama dhe në vendet tjera. Ata vetëm sa po bëhen më të çrregulluar me kalimin e kohës!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Lini Një Koment